Mesazhi i Rashicës pas ndeshjes kundër Xhakës


Gazeta Express
15 Qershor 2019 23:05

Pas ndeshjes së yjeve kundër skuadrës së Granit Xhakës, ylli i ekipi Kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, i ka falënderuar të gjithë që ishin në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe tha se kishte tentuar të japë spektakël.

Milot Rashica është i pranishëm në Prishtinë pasi që ishte njëri ndër yjet që morën pjesë në “Lojën e Yjeve” në Prishtinë, e cila ishte organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Komuna e Prishtinës për bamirësi, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj ndeshje, Rashica e shënoi njërin nga tetë golat në “Fadil Vokrri” dhe  asistoi për bashkëlojtarët e tij. Raportin e ndeshjes mund ta lexoni duke klikuar këtu.

Pas kësaj ndeshjeje, e cila përfundoi me rezultat 4:4, ku u përball skuadra e Xhakës me atë të Rashicës, ylli kosovar e komentoi atë që kishte ndodhur në fushën e “Fadil Vokrrit”, ku zakonisht luan për Kosovën.

“Faleminderit të gjithëve që keni qenë prezent në stadium. Normal ishte një ndeshje jo si të tjerat qysh jemi mësuar pa presion dhe nuk kanë pas pikët shumë rëndësi, kryesorja  ka qenë me bo pak spektakël edhe mi kënaq të gjithë këta tifozë që kanë ardhë”, u shpreh Rashica.

“Shpresoj që kanë kalu shumë mirë dhe jam mundu me ndreq pak atmosferën. Normal, stadiumi ka qenë gati i mbushur. I falënderoj të gjithë, jo vetëm Granitin që është këtu por të gjithë që kanë marrë pjesë dhe të gjithë tifozët”. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart