Mesazhi i Metës gjatë takimit me krerët fetarë: Të mos lejojmë kurrë një Shqipëri totalitare ku vritet liria


Gazeta Express
11 Qershor 2019 20:00

Presidenti Ilir Meta ka postuar në rrjetin social një mesazh drejtuar politikës, teksa qëndron në krahë të krerëve fetarë në Shqipëri.

Meta shkruan në rrjetin social se historia nuk është vetëm kujtesë por na shërben të gjithëve për të mos lejuar më kurrë një Shqipëri totalitare dhe ateiste, ku vritet liria dhe shuhet shpresa. Meta i është referuar dhe thirrjeve të shumta që krerët fetarë ne vend i kanë drejtuar palëve politike për zgjidhjen e krizës, duke thënë se shpreson që lutjet e tyre të dëgjohen nga palët.

STATUSI:

Historia nuk është vetëm kujtesë, por na shërben ne dhe brezave që do të vijnë për të nxjerrë mësimet e duhura, dhe për të mos lejuar më kurrë një Shqipëri totalitare, ateiste, ku vritet liria dhe shuhet shpresa. Ndaj sot nga Konferenca Rajonale ‘Roli i Fesë në Ballkanin Perëndimor’, falënderova me mirënjohje drejtuesit e bashkësive fetare dhe Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë për mesazhet e qarta e plot përulësi për zgjidhje të situatës politike në vend, për reflektim, dialog e bashkëpunim.
Uroj që lutjet e tyre për zgjidhje paqësore të konfliktit politik të dëgjohen nga të gjithë!

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart