Mesazhi i Lukakus pas kritikave për formën fizike


Gazeta Express
18 Gusht 2019 10:53

Lukaku vazhdon të punojë shumë, për ta nisur sa më mirë sezonin në Serie A.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romelu Lukaku i ka dërguar mesazh të gjithë kritikuesve për formën fizike, sipas të cilëve “Lukaku është i trash”.

Ai ka postuar një foto duke treguar muskujt, teksa ka shkruar: “Jo keq për një trashaluq”.

Lukaku kaloi këtë verë nga Manchester United te Interit besohet për 80 milionë euro, pagesë që do të bëhet pak nga pak për 3-4 vitet e ardhshme. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart