Mesazhi i lënë në shishe në vitin 2018, gjendet në Atlantik - Gazeta Express
string(58) "mesazhi-i-lene-ne-shishe-ne-vitin-2018-gjendet-ne-atlantik"

Fun

Gazeta Express

21/06/2021 16:20

Mesazhi i lënë në shishe në vitin 2018, gjendet në Atlantik

Fun

Gazeta Express

21/06/2021 16:20

Sean Smith e kishte lënë një shënim në një shishe teksa ishte me pushime në shtetin lindor amerikan Rhode Island më 2018.

“Është Dita e Falënderimeve. Unë jam 13 vjeç dhe po vizitoj familjen në Rhode Island. Unë jam nga Vermonti. Nëse gjendet kjo letër, më kontaktoni në email”, shkruante në mesazhin e tij.

Lexo Edhe:

Tri vjet më vonë, mesazhi u gjet më shumë se tre mijë e 200 kilometra larg.

Christian Santos, 17 vjeç, zbuloi shishen në Azores, një arkipelag Portugez në mes të Atlantikut, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Ai i tha gazetës “Boston Glove” se e pa shishen ndërsa po peshkonte me kushëririn e tij në ujërat e cekëta të oqeanit.

“Unë e mora atë, shikova brenda dhe kishte një letër. Mendova se ishte interesante dhe shkova t’ia tregoja mamit tim”, tha Santos.

Kureshtarë për të mësuar më shumë rreth autorit të mesazhit, Christian dhe nëna e tij vendosën të ndiqnin udhëzimet brenda shishes.

Ata dërguan një email, por nuk morën përgjigje sepse Sean kishte kohë që e kishte harruar punën e shishes dhe nuk po kontrollonte për ndonjë përgjigje.

Sidoqoftë mesazhi u përhap pasi nëna e Christian ndau një postim në lidhje me mesazhin javën e kaluar, duke zgjuar interesin e mediave për origjinën e tij.