Mesazhi i Kumbullës, teksa publikon foto me të dashurën: “Mos e nënvlerësoni virusin” - Gazeta Express
string(81) "mesazhi-i-kumbulles-teksa-publikon-foto-me-te-dashuren-mos-e-nenvleresoni-virusin"

Gazeta Express

16/11/2020 20:26

Mesazhi i Kumbullës, teksa publikon foto me të dashurën: “Mos e nënvlerësoni virusin”

Gazeta Express

16/11/2020 20:26

Mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla, ka paralajmëruar “Mos e nënvlerësoni COVID-19” teksa ka zbuluar se edhe e dashura e tij, Greta Manzato ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Ish mbrojtësi i Veronës foli pozitiv në testin për COVID-19 javën e kaluar dhe kështu humbi ndeshjen miqësore me Kosovën, por edhe ato në Nations League kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

Lexo Edhe:

“Përshëndetje, jam mirë dhe po vazhdoj të qëndroj në karantinë. Fatkeqësisht edhe e dashura, Greta, ka rezultuar pozitiv me Covid-19”, shkroi Kumbulla në Instagram.

“Fatmirësisht, ajo nuk ka simptoma kështu tani që të dy ne do të vazhdojmë me izolimin për të ndjekur rregullat lidhur me këtë virus”.

20-vjeçari duket se e di se si t’i kalojë këto ditë karantine.

Ai ka treguar se po i shikon filmat e Harry Potter, teksa i ka pyetur fansat që të komentojnë, duke iu drejtuar; “Cili është filmi juaj i preferuar?”.

Në fund, Kumbulla pati edhe një mesazh për ata që ende nuk besojnë në virusin që pati paralizuar gjithë botën nga marsi dhe edhe sot vazhdo të marrë mijëra jetë.

“Ju përshëndes të gjithëve dhe ju rekomandoj: kini kujdes, sepse virusi nuk duhet nënvlerësuar. Shihemi se shpejti!”. /Gazeta Express/