Mesazhi i Georginas, pasi Ronaldo mbeti i treti në garën për Topin e Artë - Gazeta Express
string(72) "mesazhi-i-georginas-pasi-ronaldo-mbeti-i-treti-ne-garen-per-topin-e-arte"

Mesazhi i Georginas, pasi Ronaldo mbeti i treti në garën për Topin e Artë

Gazeta Express

04/12/2019 12:35

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, e ka shfrytëzuar llogarinë e saj në rrjetin social Instagram për ta komentuar radhitjen e futbollistit portugez në vendin e tretë për Topin e Artë 2019.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, përfundoi i treti në garën për Topin e Artë këtë vit, para qendërmbrojtësit holandez të Liverpoolit, Virgil van Dijk, dhe sulmuesit argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi, i cili tani i ka gjashtë Topa të Artë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoninë për Topin e Artë pasi që preferoi të qëndronte në Itali për ta marrë çmimin për lojtarin më të mirë të vitit në Serie A. Megjithatë, e dashura e tij e publikoi një mesazh për të në Instagram, pasi portugezi u raportua se ishte i mërzitur pas Topit të Artë.

“I pakrahasueshëm, i pandalshëm, i guximshëm dhe jokonformist. Këtë e dëshmojnë statistikat dhe titujt dhe ti je ylli me rezultatet më të mira nga të gjithë, me Ligën e Kombeve të UEFA-s, Kupën e Italisë, titullin e Serisë A dhe çmimin për lojtarin më të mirë të Serisë A”, shkroi Georgina.

“Por, ty nuk të përshkruajnë çmimet apo titujt, edhe pse ke kaq shumë. Ajo që të përshkruan ty më së miri është pasioni yt, dëshira jote për t’i kaluar sfidat dhe vullneti yt për të bashkëpunuar”.

“Ti je një frymëzim për miliona e miliona njerëz në futboll dhe sport. Ti nuk ke frikë nga sfidat dhe del jashtë zonës së rehatisë, duke e kaluar veten vazhdimisht dhe duke ia dëshmuar botës së je numri një. Të dua”.

View this post on Instagram

Incomparable, Imparable, valiente, inconformista. Existen las cifras y los títulos, de todo ello eres protagonista con los mejores resultados, como: la Liga de las Naciones, la Copa de Italia, el Campeonato de la Serie A, Mejor Jugador de la Serie A, entre otros. Pero afortunadamente ni los premios ni los títulos únicamente hablan por ti, aunque los tengas a montones. Lo que mejor habla de ti eres tú mismo, tu pasión, tu hambre de superación, tu compañerismo, porque eres inspiración del Fútbol y del Deporte para millones y millones de personas. No te asustan los retos, sales de tu zona de confort y sigues superándote y mostrando al mundo cómo es ser el número 1. Te amo❤️⚽??? @cristiano #legend #cr7 #cristianoronaldo

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

Kjo ishte hera e parë që nga viti 2011 kur Ronaldo s’ka arritur të jetë në top dyshe për Topin e Artë. /Gazeta  Express/