Mesazh për të gjithë meshkujt: “Duajeni gruan tuaj në çdo moment” - Gazeta Express
string(62) "mesazh-per-te-gjithe-meshkujt-duajeni-gruan-tuaj-ne-cdo-moment"

Mesazh për të gjithë meshkujt: “Duajeni gruan tuaj në çdo moment”

Fun

Gazeta Express

07/05/2022 0:27

Duaje, jo vetëm se është gruaja jote, por sepse e ke zgjedhur ti. Duaje, edhe pse ndonjëherë do të doje të ishte ndryshe.

Duaje, edhe kur ndihet keq, kur i dhemb koka apo të ankon diçka tjetër. Duaje kur bërtet. Duaje kur rri e heshtur, apo qan në fshehtësi.

Lexo Edhe:

Duaje kur është e lodhur pas një dite të ngarkuar pune.

Duaje kur është e lumtur dhe këndon këngët që nuk të pëlqejnë. Duaje kur të josh. Duaje kur vesh një golf të bukur, apo taka të larta.

 Duaje kur del nga shtëpia për të bërë pazar. Duaje dhe respektoje si mamanë e fëmijëve të tu.

Duaje kur është e lumtur. Duaje kur është e dëshpëruar, ndërkohë që sheh në pasqyrë rrudhat në fytyrë dhe thinjat në flokë si shenja të kohës që nuk di të ndalet.

Duaje kur debatoni. Duaje kur fle dhe ti e sheh pa e prekur. Duaje gjithmonë. Duaje edhe kur përpas derën dhe largohesh nga shtëpia, pas zënkës sëradhës. Duaje çdo ditë. Duaje pa rezerva, pa kufizime, pa frikëra. Duaje me besim. Duaje.

Korrigjoje kur bën gabime, edhe pse jeni bashkë prej një jete. Bëje të ndihet unike, të ndihet jotja, ama kur gabon, vendosja në dukje gabimet. Mos ki turp për ta dashur, për ta mbështetur, apo për ta ndihmuar në detyrimet e saj në shtëpi. Ftoje për darkë jashtë, ftoje në kinema apo në koncerte. Bli një biletë për njëspektakël që i pëlqen dhe çoje për ta parë atë. Surprizoje dhe ajo do të surprizojë. Duaje, sepse ti je burrë, jo thjesht një mashkull.