Mes polemikave të mëdha, zgjidhet Komiteti Ekzekutiv i ri i FFK-së - Gazeta Express
string(65) "mes-polemikave-te-medha-zgjidhet-komiteti-ekzekutiv-i-ri-i-ffk-se"

Gazeta Express

27/01/2020 17:13

Mes polemikave të mëdha, zgjidhet Komiteti Ekzekutiv i ri i FFK-së

Gazeta Express

27/01/2020 17:13

Përfundon gjithçka, më në fund është zgjedhur Komiteti Ekzekutiv i ri i FFK-së

Mes tensioneve të shumta në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, është bërë zgjedhja e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Me 37 vota pro, është zgjedhur Komiteti Ekzekutiv i ri për katër vitet e ardhshme.

Komiteti Ekzekutiv i ri i FFK-së u votua nga më shumë se 50 për qind e delegatëve që ishin në sallë.

Kuvendin Zgjedhor i FFK-së nisi me tensione.

Pa u votuar rendi i ditës në Kuvendin Zgjedhor për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, pati përplasje mes kryetarit Agim Ademi dhe disa prej delegatëve të klubeve të Superligës.

Ademi kërkoi mocion votëbesimi nga delegatët e pranishëm në Kuvend, por kundërshtimet ishin të mëdha nga delegatët e Llapit, Trepçës ‘89, Ballkanit e disa të tjerave.

Pas shumë diskutimeve, kreu i FFK-së nuk u lejua të kërkojë mocion votëbesimi nga delegatët për mandatin e tij.

Më i zhurmshmi ishte trajneri i Llapit, Tahir Batatina, që insistonte se në Kuvend nuk janë ftuar për një mocion të tille, por për zgjedhjen e anëtarëve të KE të FFK-së. /Gazeta Express/