Mertens merr vëmendjen e të gjithëve me foton për gjoksin e gruas në Instagram


Gazeta Express
12 Korrik 2019 19:04

Gruaja e Dries Mertens ishte shumë e zemëruar pasi që ai bëri një shaka për gjoksin e saj në Instagram.

Ylli belg ka shpërndarë një fotografi të gruas së tij bukuroshe Kat Kerkhofs, që është një prezantuese në një emision në Belgjikë, në media sociale para se të shkonte në përgatitjet parasezonale me klubin e tij Napoli.

“Do të më mungojë” kishte shkruar ai për gruan e tij në foton që e kishte postuar ku Kerkhofs shihej duke pirë një gotë me verë.

Pastaj ai kishte shkruar kështu poshtë gjokseve të saj:

“Edhe këto po ashtu”

Mirëpo gruaja e tij ishte e zemëruar për këtë.

Ata u panë më vonë duke debatuar mes vete në një pishinë. Kerkhofs ishte aq e nervozuar sa që nuk i interesonte se kishte pushues të shumtë rrotull. Disa nga ata e kishin kapur këtë debat të tyre në kamerë.

Ndërkohë tani Mertens është nisur për përgatitjet parasezonale me ekipin e tij. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart