Merrni masa, Tirana pa ujë në fundjavë - Gazeta Express
string(37) "merrni-masa-tirana-pa-uje-ne-fundjave"

Merrni masa, Tirana pa ujë në fundjavë

Gazeta Express

04/06/2020 18:09

Kryeqytetasit duhet të marrin masat për fundjavën, pasi Tirana do të ketë kufizime në furnizimin me ujë.

Zv/drejtoresha e përgjithshme e UKT, Evis Gjebrea shpjegoi për Report Tv se do të nisin punimet për lidhjen e linjës së transmetimit të Ujëmbledhësit të Bovillës me Impiantin e trajtimit të ujit në Bovillë dhe kjo do shkaktojë ndërprerjen e ujit.

Lexo Edhe:

“Kjo është një linjë, e cila do të transmetojë dyfishin e kapacitetit që transmetohet aktualisht deri në impiantin e përpunimit të Bovillës. Në impiant aktualisht prodhohet 1800 litra për sekond ujë dhe me këtë shtesë të kapacitetit do të shkojmë në 2400 litra/sec. Do të jetë e gjithë Tirana e cila do të ketë kufizime të furnizimit me ujë. Ne kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve pasi punimet do të fillojnë herët në mëngjes ditën e shtunë dhe pritet që të vazhdojnë edhe ditën e diel. Të marrin masa për të depozituar, për të patur depozitat e mjaftueshme gjatë këtyre dy ditëve që do të kryhen punimet”-tha Evis Gjebrea.

Gjebrea tregon se janë marrë masat për të siguruar furnizim të qëndrueshëm, gjatë fundjavës, për institucione të rëndësisë së veçantë.

“Ujësjellësi i Tiranës ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm, gjatë fundjavës, për institucione të rëndësisë së veçantë si spitalet, urgjenca mjekësore, burgjet etj”-u shpreh zv/drejtoresha e përgjithshme e UKT.

Punimet do të nisin që në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë. Ndaj dhe qytetarët duhet të përgatiten për mungesë të ujit gjatë fundjavës.