Merret vendim, Qeveria e shfuqizon vendimin e Haradinajt për pagat - Gazeta Express
string(66) "merret-vendim-qeeveria-e-shfuqizon-vendimin-e-haradinajt-per-pagat"

Gazeta Express

12/02/2020 10:11

Merret vendim, Qeveria e shfuqizon vendimin e Haradinajt për pagat

Gazeta Express

12/02/2020 10:11

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që ka nisur pak minuta më parë.

Lexo Edhe:

Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.