Merret vendim, lejohen dasmat dhe mbrëmjet e maturës - Gazeta Express
string(59) "merret-vendim-lejohen-dasmat-dhe-ahengjet-deri-ne-oren-2300"

Merret vendim, lejohen dasmat dhe mbrëmjet e maturës

Lajme

Gazeta Express

22/06/2021 14:38

Qeveria e Kosovës sot ka prezantuar masat e reja lehtësuese kundër COVID-19, raporton Gazeta Express.

Me vendimin e ri është lejuar mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës.

Lexo Edhe:

Të gjitha këto do të mbahen deri në orën 23:00.

“Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 për qind e kapacitetit të hapësirës(30 persona për 100m2), por jo më shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 për qind e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër”, thuhet në njoftim.

Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë 3 metra.

Për mbajtjen e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të matures, obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje.