Merren vesh më në fund, Premierliga cakton datën e rinisjes së sezonit - Gazeta Express
string(71) "merren-vesh-me-ne-fund-premierliga-cakton-daten-e-rinisjes-se-sezonit-2"

Gazeta Express

28/05/2020 16:50

Merren vesh më në fund, Premierliga cakton datën e rinisjes së sezonit

Gazeta Express

28/05/2020 16:50

Premierliga pritet të rinisë me 17 qershor pasi sipas ESPN klubet kanë dhënë dritën e gjelbër në një takim mes aksionarësh të enjten.

Pas rikthimit të Bundesligës, dhe rrugës edhe të La Ligës, edhe Premierliga është afër rikthimit.

Lexo Edhe:

Sipas ESPN, në një takim mes aksionarësh gjatë ditës së sotme, janë pajtuar që Premierliga të rinisë me 17 qershor, me bindjen se deri atëherë gjithçka do të normalizohet dhe ekipet mjaftueshëm do të kenë kohë të përgatiten pas ndërprerjes së paku dy mujore për shkak të koronavirusit.

Derisa ‘Mirror’ raporton edhe me cilat ndeshje do të rikthehet Premierliga me 17 qershor.

Sipas Mirror, sfidat Man City vs Arsenal dhe Aston Villa vs Sheffield United do të startojnë sezonin e mbetur në gjysmë për shkak të COVID-19. /Gazeta Express/