Merkeli thotë se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës duhet të sanksionohet nga BE-ja - Gazeta Express
string(81) "merkeli-thote-se-agresioni-i-rusise-ndaj-ukraines-duhet-te-sanksionohet-nga-be-ja"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 15:31

Merkeli thotë se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës duhet të sanksionohet nga BE-ja

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 15:31

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, tha të enjten se Bashkimi Evropian duhet të jetë i përgatitur për të zbatuar më shumë sanksione kundër Rusisë, nëse eskalon gjendja në Ukrainën lindore dhe përreth saj ose në kufirin mes Bjellorusisë e Polonisë.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për gazetarë në Berlin me homologun e saj, Mateusz Moraëiecki, kancelarja në largim tha se BE-ja duhet të jetë e bashkuar për çështjet e emigrantëve të Bjellorusisë, për të cilët tha se janë shndërruar në armë nga Bjellorusia kundër Polonisë, dhe për dërgimin e trupave nga Rusia afër kufirit me Ukrainën.

Lexo Edhe:

“Çfarëdo agresioni i mëtejmë kundër sovranitetit të Ukrainës do të bartte çmim të lartë”, tha Merkel, duke shtuar se zbutja e situatës gjithmonë duhet të jetë opsion i parapëlqyer, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Rusia dhe Ukraina kanë zhvilluar ushtrime ushtarake në të njëjtën kohë, në periudhën e tensioneve të larta e shkëmbimit të akuzave për rrezikim të sigurisë së njëra-tjetrës.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë dhënë shenja për përkrahjen ndaj Ukrainës të cilat Moska i cilëson provokuese, përfshirë manovrat me luftanije këtë muaj në Detin e Zi dhe dhurimin e barkave patrulluese nga ShBA-ja për forcat detare ukrainase.

Ukraina të mërkurën e zhvilloi atë që e quajti “operacion special” në kufi me Bjellorusinë, përfshirë ushtrimet me dron dhe ushtrimet kundër tankeve e njësive ajrore. Ky shtet ka dërguar 8.500 trupa shtesë në kufirin me Bjellorusinë nga frika e përfshirjes në krizën me emigrantë, që është parë në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë.