Merkel mund të lërë pushtetin si shkak i problemeve me shëndet


Gazeta Express
12 Korrik 2019 20:42

Kancelarja gjermane Angela Merkel mund të detrohet që të lëshojë pushtetin më shpejt se sa që ishte parashikuar për shkak të problemeve me shëndet, thonë burime nga partia e saj. Merkel ishte parë duke u dridhur për herë të tretë brenda një muaji.

Shqetësimet për Merkel u shtuan para dy ditëve kur ajo u pa duke dridhur gjatë intonimit të himneve teksa ishte në një takim bilateral me kryeministrin e Finlandës.

Liderja e Kristiandemokratëve ka premtuar që të tërhiqet nga politika me 2021’tën. Por kolegët e saj nga partia po mendojnë se ajo do tërhiqet para këtij afati. Merkel ka insistuar se është mirë por nuk ka dhënë asnjë arsye për dridhjet e saj./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart