Mërgimtari dënohet në Prishtinë me 450 euro pasi puthi të dashurën - Gazeta Express
string(77) "mergimtari-denohet-ne-prishtine-me-450-euro-pasi-puthi-te-dashuren-ne-publik1"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2021 22:35

Mërgimtari dënohet në Prishtinë me 450 euro pasi puthi të dashurën

Lajme

Gazeta Express

01/08/2021 22:35

Një kosovar është dënuar me 450 euro gjobë në Prishtinë për shkak se ka puthur të dashurën në vend publik. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 28 të muajit të kaluar afër një klubi të natës në kryeqytet.

Sipas Kallxo.com, shtetasi i Suedisë u dënua bazuar në dispozitat e nenit 6 të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike.

Lexo Edhe:

Te përshkrimi i kundërvajtjes, të cilën e ka siguruar KALLXO.com, oficerët e Policisë kanë shkruar: “I njëjti bënë sjellje të pa hijshme duke u puthur në publik edhe pse i është tërhequr vërejtja disa herë“.