Mërgimtarët nisen drejt spitalit ku po trajtohen të lënduarit në aksidentin tragjik - Gazeta Express
string(83) "mergimtaret-nisen-drejt-spitalit-ku-po-trajtohen-te-lenduarit-ne-aksidentin-tragjik"

Mërgimtarët nisen drejt spitalit ku po trajtohen të lënduarit në aksidentin tragjik

Lajme

Gazeta Express

25/07/2021 13:47

Mërgimtarët që jetojnë në Kroaci, ia kanë mësyrë spitalit ku po trajtohen të lënduarit nga aksidenti tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci, ku vdiqën dhjetë persona e u lënduan dhjetëra të tjerë, raporton Express.

Në një lidhje direkte për T7, Vilson Tunaj, mërgimtar që jeton në Zagreb, ka thënë se menjëherë pas marrjes së lajmit, bashkë me vëllain janë nisur për t’i ndihmuar bashkëatdhetarëve.

Lexo Edhe:

“Jemi prej komunës së Suharekës, por jetojmë në Zagreb. Pas marrjes së lajmit, jemi nis me vëllain për t’iu ofruar bashkëatdhetarëve tanë ndihmë. Jemi në kontakt me shumë bashkëatdhetarë, që janë ka vijnë të spitali për të ndihmuar”, ka thënë Tunaj.

Sipas të dhënave të fundit të MPJD’së, në këtë aksident kanë vdekur 10 persona, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe 15 prej tyre janë më lëndime të rënda.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nga komunikimi me autoritetet kroate njofton opinionin publik se nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 11:30, si pasojë e një aksidenti tragjik në trafik që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë kanë humbur jetën 10 persona, bashkëatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 janë me lëndime më të rënda.

MPJD-ja, do të njoftojë opinionin publik ne kohë reale me të dhënat e tjera të konfirmuara gjatë orëve në vazhdim lidhur me këtë ngjarje tragjike”, thuhet në komunikatë./Gazeta Express