Mercedes parkon në aeroport 9000 makina! Ato vlejnë 1 miliard euro, por ekziston një arsye pse nuk janë në shitje!


Gazeta Express
5 Shtator 2019 9:51

Ditët e fundit, pyetja më intriguese midis gazetarëve gjermanë që merren me industrinë e automjeteve ka qenë: Pse 9,000 vetura të reja të Mercedes Benz janë parkuar në pistën 2.5-kilometërshe të aeroportit ushtarak Ahlhorn në Grosenkneten në Saksoninë e Ulët në Gjermani?

Sipas radios Bremen, bëhet fjalë për 9,000 makina me vlerë afro një miliardë euro që Mercedes është detyruar të heqë përkohësisht nga qarkullimi.

Arsyeja edhe pse nuk është ende plotësisht e qartë, por reporterët e radios Bremen kanë zbuluar se ato janë automjete të prodhuara në një fabrikë amerikane në Alabama që nuk i plotësojnë standardet e Mercedes në prodhim, dhe kanë disa defekte serioze.

Sipas mediave gjermane arsyeja është në defektet e cilësisë në veturatë e Mercedes -Benz të tipit GLE dhe GLS.

Zurückgerufene Mercedes-Benz Fahrzeuge lagern auf altem Flugplatz

Te fundit


Kthehu lart