Mënyra më e mirë për ta qetësuar gojën pas një ushqimi pikant - Gazeta Express
string(61) "menyra-me-e-mire-per-ta-qetesuar-gojen-pas-nje-ushqimi-pikant"

Shneta

Gazeta Express

22/07/2022 8:28

Mënyra më e mirë për ta qetësuar gojën pas një ushqimi pikant

Shneta

Gazeta Express

22/07/2022 8:28

Ja cilat janë mënyrat më të mira për të qetësuar menjëherë gojën pas konsumimit të një ushqimi shumë pikant, nga më pak efektivja tek më efektivja.

Uji me akull – Uji shërben si mjet transporti për molekulat djegëse në gojën tuaj, por ftohtësia e akullit ndihmon në mpirjen e ndjesisë së përvëlimit.

Lexo Edhe:

Alkooli – Një birrë e ftohtë duket një metodë e mirë për të qetësuar një gjuhë të përvëluar pasi molekulat që shkaktojnë djegien treten më mirë në alkool se në ujë.

Buka – Buka krokante dhe koret e saj ndihmojnë në hutimin e nervave të gjuhës duke i fokusuar ato tek një sinjal i ri, duke “harruar” djegien.

Bulmeti – Produktet e bulmetit që janë më të pasura në yndyra se në ujë janë më efektive në qetësimin e djegies nga ushqimet pikante.

Gjalpi i kikirikut – Gjalpi i kikirikut qetëson mrekullisht djegien nga ushqimet pikante, veçanërisht nëse është me copëza kikirikësh krokant në përbërje./ neps.al