Një qen në Teksas eci rreth 1.5 kilometra larg shtëpisë në mes të natës dhe përfundoi në Departamentin e Policisë.
Policët e Departamentit të Policisë në Odessa të SHBA-ve u shokuan kur një qen hyri brenda, raporton “Daily Mail”.
U largua nga shtëpia gjatë kohës që pronari i tij ishte në gjumë. Rreshteri Rusty Martin tha se ata të gjithë ishim të gëzuar që e morëm atë brenda ndërtesës. Ata kishin një top tenisi dhe ja hodhën që të luante.
Policia e Odessa bëri shaka në Facebook: ”Ne menduam se ai dëshironte të aplikonte për një pozicion pune pranë nesh”.
Departamenti gjeti pronarin e qenit, Alvaradon. Ai falënderoi rajonin e policisë dhe tha se ai planifikon të marrë qenin e tij në udhëtime nëpër botë pasi nuk duket se mund të qëndrojë në një vend të vetëm, transmeton lajmi.net.
Ai nuk i merr gjërat seriozisht, nuk do ta dijë nëse unë shqetësohem për të, tha Alvarado.
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...