Mendy: Atmosfera në stadiumin e ri të Shqipërisë ishte e mrekullueshme


Gazeta Express
17 Nëntor 2019 23:30

Mbrojtësi i Francës, Benjamin Mendy, foli për medie pas takimit Shqipëri-Francë.

Franca fitoi takimin me rezultat 2-0 por Shqipëria luajti një lojë shumë të mirë me shumë raste shënimi në stadiumin e ri kombëtar.

“Ishte shumë e vështirë pasi që Shqipëria luante për herë të parë në këtë stadium. Atmosfera ishte e mrekullueshme për ata por jo për neve”, shtoi Mendy.

“Ne kishim nevojë të qëndronim në vendin e parë në grup andaj kishim nevojë për pikët në krahasim me Shqipërinë. Shqipëria luajti shumë mirë dhe bënë presion të madh. Për ne ishte hera e parë që luanim me formacion të tillë, ishte sistem i ri po ne ja dolëm dhe jam i lumtur”, shtoi anëtari i Manchester City. /Express/

Te fundit


Kthehu lart