Mendoi se pyetja ishte në gjuhën shqipe, veprimi i Mourinhos në konferencën për media bëhet viral - Gazeta Express
string(96) "mendoi-se-pyetja-ishte-ne-gjuhen-shqipe-veprimi-i-mourinhos-ne-konferencen-per-media-behet-viral"

Mendoi se pyetja ishte në gjuhën shqipe, veprimi i Mourinhos në konferencën për media bëhet viral

Futboll

Gazeta Express

24/05/2022 19:33

Trajneri i Romës, Jose Mourinho mbajti konferencën për media, para ndeshjes finale ndaj Feyenoordit në Tiranë.

Ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve shqiptarë, ndërsa në një moment, “The Special One” shkaktoi të qeshura të mëdha në konferencë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai e dëgjoi pyetjen, hoqi kufjet dhe nisi të përgjigjej, duke menduar se e kishte pyetur në gjuhë shqipe.

Mourinho u informua pastaj që pyetja ishte në gjuhën angleze, çka bëri që të pranishmit të qeshnin me të madhe.

Kujtojmë se nesër nga ora 21:00 Roma do të përballet me Feyenoordin në “Air Albania” në finalen e Conference League. /Gazeta Express/