Mendoi se kishte kancer, por e pabesueshme se çka gjeti në trupin e tij


Gazeta Express
21 Korrik 2019 9:20

Kur doktorët vendosën të operonin një burrë që dyshohej që kishte kancer, në vend të kësaj ata gjetën një lodër që ai kishte përtypur kur kishte qenë fëmijë, para 40 viteve, konkretisht në vitin 1974.

Kjo lodër nuk është detektuar kurrë, ajo kishte qëndruar në anën e djathtë të mushkërive për 40 vite, dhe është gjetur para 3 viteve, nga Dr. Mihammen Munavvar, në një nga spitalet e Londrës, kjo sipas një artikulli të publikuar këtë të shtunë.

Pacienti tani 46 vjeç, u konsultua me doktorin pasi që një e kollë kronike e shqetësonte atë. Gjatë trajtimeve në muajt e parë, ai ishte diagnostifikuar me pneunomi dhe me dëmtime në frymëmarrje.

Ai iu nënshtrua testeve të shumëfishta, duke përfshirë edhe skanime për të parë mushkëritë. Mjekët vërejtën diçka të çuditshme në mushkërinë e dajtht.

Më pas ai përjetoi një infeksion bakterial, çka bëri që ata të besonin që kishte një tumor dhe që kishte nevojë për operim sa më të shpejtë.

“Ne vepruam shumë shpejtë sepse një infeksion bakterial mund të përhapet edhe në pjesët tjera të mushkërive dhe trupit”.

Pacienti iu nënshtrua operacionit dhe doli diçka e papritur, një lodër që kishte përtypur kur ai kishte qenë vetëm një fëmijë, e cila tani kishte bllokuar frymëmarrjen.

Rrugët e tij të frymëmarrjes ishin të afta të adoptoheshin më prezencën e atij trupi të panjohur, për këtë arsye nuk shfaqi simptoma deri në moshën 40 vjeçare.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart