Menaxheri i Joshuas zbulon rivalin e radhës: Meçi në prill 2020 - Gazeta Express
string(62) "menaxheri-i-joshuas-zbulon-rivalin-e-radhes-meci-ne-prill-2020"

Gazeta Express

11/12/2019 12:55

Menaxheri i Joshuas zbulon rivalin e radhës: Meçi në prill 2020

Gazeta Express

11/12/2019 12:55

Anthony Joshua do të duelojë në prill të 2020-ës ndaj bullgarit Kubrat Pulev. Lajmin e konfirmoi sot Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i boksierit britanik. Pulev është i mandatuar nga IBF, titull të cilin e mban aktualisht Joshua.

38-vjeçari bullgar, 28 fitore e vetëm 1 humbje në karrierën e tij si profesionist (ndaj Klitschko), ka dueluar për herë të fundit më 9 nëntor, kur mundi amerikanin Rydell Booker.

Lexo Edhe:

Ndërsa Joshua dueloi të shtunën e kaluar, kur mposhti në revansh Andy Ruiz, shkruan Telesport.

“IBF-ja është ajo që urdhëroi e para këtë duel, ndaj Pulev është i pari në listë. Gjithsesi, do të flas fillimisht me presidentin e IBF-së, pasi i mandatuar është edhe Usyk nga kategoria WBO”, u shpreh Eddie Hearn, që tha se pas Pulev do të jetë radha e ukrainasit Oleksandr Usyk.