Memli Krasniqi: Televizioni i oligarkut Ekrem Lluka është bërë organ i VV'së duke promovuar sondazhe të trilluara - Gazeta Express
string(101) "memli-krasniqi-televizioni-i-oligarkut-ekrem-lluka-eshte-bere-organ-i-vvse-me-sondazhe-te-trilluara-2"

Memli Krasniqi: Televizioni i oligarkut Ekrem Lluka është bërë organ i VV’së duke promovuar sondazhe të trilluara

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 19:06

Zyrtari i lartë i PDK’së, Memli Krasniqi, përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar në “facebook”, ka thënë se televizioni në pronësi të Ekrem Llukës është shndërruar në organ të Lëvizjes Vetëvendosje duke prodhuar sondazhe të trilluara dhe lajme të rreme. Ky reagim i tij vjen pas publkimit të një sondazhi të bërë nga Kolegji Riinvest.

Krasniqi tha se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk tregon respekt për parimet themelore të demokracisë dhe se po e përdorë këtë kanal për të promovuar lajme të tilla.

Lexo Edhe:

Ai tha se PDK’ja do t’i zhveshë dhe do t’i zbulojë para opinionit publik motivet e vërteta të rreshtimit provokues të Ekrem Llukës me taktikat dhe qëllimet e Albin Kurtit.

Postimi i plotë:

Televizioni i oligarkut të të gjitha sistemeve, Ekrem Lluka, qe disa kohë është bërë de facto organ i Lëvizjes Vetëvendosje.

Pra, kur qytetarët shikojnë TV Dukagjinin, ata janë të ekspozuar direkt ndaj propagandës së Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Është dëshmuar shumë herë deri tash se Albin Kurti nuk tregon respekt për parimet themelore të demokracisë. Ai po e përdor kanalin e Ekrem Llukës për të promovuar lajme të rreme dhe sondazhe të trilluara.

Është koha t’i themi MJAFT MË kamuflimit të propagandës si kinse-gazetari.

Sepse, këto janë metoda që përdoren nga diktatorët autokratë. Këto janë metoda që përdoren nga populistët.

Por, Partia Demokratike e Kosovës, qoftë në qeveri apo në opozitë, do t’i zhveshë dhe do t’i zbulojë para opinionit publik motivet e vërteta të rreshtimit provokues të Ekrem Llukës me taktikat dhe qëllimet e Albin Kurtit.

Vlerësim për opinionistët që edhe në këtë strofull të Vetëvendosjes e ruajnë profesionalizmin dhe paanshmërinë e tyre.

Le të tregojmë respekt për qytetarët tanë, për institucionet tona dhe për vendin tonë, duke respektuar të gjithë procesin zgjedhor dhe rregullat themelore të angazhimit politik demokratik, informimin e lirë dhe të paanshëm.