Memli Krasniqi: Rrahim Tërnava do t'i jep fund qeverisjes së keqe në Fushë Kosovë - Gazeta Express
string(79) "memli-krasniqi-rrahim-ternava-do-ti-jep-fund-qeverisjes-se-keqe-ne-fushe-kosove"

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

11/10/2021 19:47

Memli Krasniqi: Rrahim Tërnava do t’i jep fund qeverisjes së keqe në Fushë Kosovë

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

11/10/2021 19:47

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Fushë Kosovë, ku me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Rrahim Tërnavën, kanë takuar përfaqësuesit e Bashkësisë Lokale të Sllatinës dhe strukturat e PDK-së në këtë degë.

Në një postim në Facebook, Krasniqi thotë se pa një mobilizim të jashtëzakonshëm për t’ia sjellë PDK-së fitoren në këtë komunë, ku zhvillimi në çdo sferë ka stagnuar tash e dy dekada.

“PDK dhe Rrahim Tërnava me ekipin e tij kanë potencial, guxim e vendosmëri më tepër se asnjëherë më parë për t’i dhënë fund kësaj qeverisjeje shterpë. Për ta bërë Fushë Kosovën komunë shembull të qeverisjes së mirë, bashkë me qytetarët dhe për të gjithë qytetarët, pa dallim. Me 17 tetor, qytetarët e Fushë Kosovës do të bëhen bashkë rreth numrit 177 që t’ia mundësojnë Rrahim Tërnavës që ta sjellë ndryshimin e kërkuar në këtë komunë të rëndësishme.”, shkruan ai.