Memli Krasniqi përmend pesë kandidatë që do t’i votonte për deputet nga lista e Vetëvendosjes - Gazeta Express
string(88) "memli-krasniqi-permend-pese-kandidate-qe-do-ti-votonte-per-deputet-lista-e-vetevendosjes"

Lajme

Gazeta Express

18/01/2021 22:29

Memli Krasniqi përmend pesë kandidatë që do t’i votonte për deputet nga lista e Vetëvendosjes

Lajme

Gazeta Express

18/01/2021 22:29

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka përzgjedhur pesëshen e Vetëvendosjes për deputetë në Kuvendin e Kosovës për nomenklaturën e radhës.

Krasniqi në studion televizive të ‘T7’ në emisionin Pressing kandidatë për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes ka përzgjedhur Glauk Konjufcën, Vasfije Krasniqi – Goodman, Shqipe Selimin, Lumnie Mikullovcin dhe Adriana Matoshin, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Katër nga zgjedhjet e Krasniqit janë prurje të reja të Vetëvendosjes.

Në arsyetimin e përzgjedhjes së Konjufcës, ai ka thënë se e përzgjedh atë sepse karrierën politike e kishte edhe në PDK.

Si vazhdimësi e kësaj, Krasniqi tha se gjysma e listës së VV’së ishin pjesë e PDK’së. /Gazeta Express/