Memli Krasniqi infektohet me COVID-19, thotë se është në izolim nga dje - Gazeta Express
string(70) "memli-krasniqi-infektohet-me-covid-19-thote-se-eshte-ne-izolim-nga-dje"

Memli Krasniqi infektohet me COVID-19, thotë se është në izolim nga dje

Gazeta Express

21/10/2020 21:20

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Memli Krasniqi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se ka dalë pozitiv me Covid-19.

Krasniqi gjithashtu ka thënë se nga dje është në vetizolim. Krasniqi thotë se dje ka kryer testin e ku ka dalë pozitiv, pasi ka qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë qenë të infektuar me virus.

Lexo Edhe:

Tutje, Krasniqi fton që të respektohen masat e mbrojtjes ndaj virusit.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë nga Krasniqi:

Të dashur miq,

Pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe duke qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv edhe unë. Andaj, prej dje jam në izolim dhe po i ndjekë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

Ju ftoj të gjithëve që të keni kujdes të shtuar, për vete dhe për rrethin tuaj, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën persoale.

Të dashur miq, Pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe duke qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë…

Posted by Memli Krasniqi on Wednesday, October 21, 2020