Memli Krasniqi fton qytetarët e Rahovecit ta votojnë Bejtullah Deliun për qeverisje vizionare e zhvillimore - Gazeta Express
string(107) "memli-krasniqi-fton-qytetaret-e-rahovecit-ta-votojne-bejtullah-deliun-per-qeverisje-vizionare-e-zhvillimore"

Memli Krasniqi fton qytetarët e Rahovecit ta votojnë Bejtullah Deliun për qeverisje vizionare e zhvillimore

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

05/10/2021 23:42

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe kandidati i kësaj partie për kryetar të Rahovecit, Bejtullah Deliu, kanë vizituar sot Teqenë e Shejh Muhedinit dhe kantinën e verës “Bodrumi i Vjetër”, si dhe kanë takuar banorët e Fortesës, ku prezantuan programin e PDK-së për qeverisjen e Rahovecit në katër vitet e ardhshme.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ështê shprehur se Rahoveci, qyteti ikonik i rrushit e vreshtave meriton një qeverisje vizionare, që u krijon kushte pune të gjithë qytetarëve, e në veçanti të rejave dhe të rinjve të kësaj komune.

“Me kandidatin tonë për kryetar të Rahovecit, Bejtullah Deliu, vizituam Teqenë e Shejh Mehdi Shehut dhe kantinën e verës “Bodrumi i Vjetër”, si dhe takuam banorët e Fortesës, ku prezantuam programin e PDK-së për qeverisjen e Rahovecit në katër vitet e ardhshme. Rahoveci, qyteti ikonik i rrushit e vreshtave meriton një qeverisje vizionare, që u krijon kushte pune të gjithë qytetarëve, e në veçanti të rejave dhe të rinjve të kësaj komune. Partia Demokratike e Kosovës është shumë e vendosur ta rimarrë besimin qytetarë në Rahovec, për ta bartur edhe në këtë komunë modelin qeverisës të zhvillimit dhe përparimit, me kryetarin Bejtullah Deliu. Kjo vendosmëri e jona, është në esencë vullnet dhe pritje e qytetarëve të Rahovecit, që nuk janë të kënaqur me qeverisjen aktuale. Më 17 tetor, qytetarët e Rahovecit duhet të bashkohen rreth numrit 177 për t’ia sjellë kësaj komune qeverisjen e merituar. Për ta bërë Rahovecin qytet të mundësive të barabarta dhe shembull të qeverisjes së mirë. #PDK177″, ka shkruar ai.