“MEM” e Ledrit ishte paraparë të vijë me këtë artist, por në fund ndryshoi gjithçka


Gazeta Express
16 Korrik 2019 12:17

Kënga ‘’Mem’ e Ledri Vula fillimisht u paralajmërua të vijë bashkëpunim me Ermal Fejzullahun por në moment të fundit dyshja vendosi të mos publikohet.

Ledri Vula në intervistën e dhënë për emisionin “Sontë” nxori shumë të reja rreth tij dhe karrierës, shkruan Gazeta Express.

Së fundmi nga ai u publikua projekti “Mem” e që më parë ishte paralajmëruar të vijë bashkëpunim me Ermal Fejzullahun por që nuk doli të jetë ashtu.

Pse nuk erdhën dyshja bashkë me këtë projekt Ledri tregon se në moment të fundit ndryshoi gjithçka, por edhe pse nuk erdhën me “Mem” artistët shumë shpejt do të vijnë me një befasi për publikun e tyre.

Ledri dhe Ermali tashmë i kanë kryer xhirimet e videoklipit të bashkëpunimit të tyre dhe pritet që të publikohet për të gjithë fansat e tyre.

Perndryshe kënga “Mem” është duke u pëlqyer mjaftë shumë nga publiku pasi brenda një jave ka mbi 3 milionë klikime. /GazetaExpress/

SONTE | Ledri e “kall” Gjakoven!

Te fundit


Kthehu lart