Reperja, Melinda Ademi është një prej
artisteve më të kërkuara në tregun e muzikës shqiptare.
Por, me fillimin e muajit të Ramazanit,
artistja përmes një postimi në Instagram ka bërë një njoftim të rëndësishëm për
fansat e saj.
Ajo ka thënë se nga sot (e enjte) kur edhe
nisi maji i Ramazanit dhe deri në përfundimin e tij, reperja nuk do të jetë e
pranishme në koncerte.
“Nga sot e deri në përfundim të Ramazanit nuk do të jem prezentë në koncerte. Me respekt, Melinda. Urime Ramazani të gjithë besimtarëve mysliman”, ka shkruar reperja në postim.