Mehmedi shënon dhe asiston në fitoren e Wolfsburgut


Gazeta Express
19 Shtator 2019 23:03

Wolfsburgu ka marrë pikët e plota në ndeshjen e parë në Europa League, duke e mposhtur 3-1 skuadrën e Oleksandriyan.

Në këtë ndeshje shkëlqeu edhe shqiptari, Admir Mehmedi.

Mehmedi, i cili e nisi titullar këtë ndeshje, shënoi dhe asistoi në fitoren e gjermanëve.

Mehmedi shënoi golin e dytë, në minutën e 24’, derisa golin e parë e ka realizuar Maximilian Arnold në minutën e 20’.

Ai asistoi edhe për golin e tretë, e shënoi Josip Brekalo në minutën e 68’. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart