Megjithatë, Haradinaj tërhiqet nga kërcënimet për largim nga Qeveria - Gazeta Express
string(44) "megjithate-haradinaj-terhiqet-nga-kercenimet"

Megjithatë, Haradinaj tërhiqet nga kërcënimet për largim nga Qeveria

Gazeta Express

04/09/2020 16:46

 Edhe pas një postimi ku tregoi pakënaqësitë e tij, Ramush Haradinaj megjithatë do të qëndrojë në Qeveri.

Express mëson se kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, është tërhequr nga kërcënimet e tij ndaj kryeministrit Avdullah Hoti, se do ta lë Qeverinë. Ky ndryshim ka të bëjë me një draft të ri i cili duket se përmban tekst të pranueshëm edhe për Haradinajn.

Lexo Edhe:

Pak minuta më parë, Haradinaj shkroi në Facebook, se nuk e pranon marrëveshjen për të cilën janë dakorduar dje në Shtëpinë e Bardhë kryeministri Hoti me presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

Sipas Haradinajt, sot në Shtëpinë e Bardhë pritet të nënshkruhet një marrëveshje tripalëshe, që e përfshin edhe Ujmanin.

“Përkundër faktit që kam biseduar me kryeministrin Hoti për ta hequr këtë pikë, nuk kemi hasur në mirëkuptim nga ai dhe jemi të detyruar të mos e përkrahim këtë marrëveshje.

AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje e as në çfarëdo forme, sepse ne nuk do të ndihmojmë një marrëveshje, ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj pak më parë. /Express/