Deri më tani, as Meghan Markle dhe as Princi Harry nuk kanë dalë publikisht për të folur për këtë temë…
Meghan Markle lançoi, nën emrin e markës së saj, një reçel mjedre për të cilin tha se ishte bërë në shtëpi, por u zbulua se produkti, në fakt, ishte prodhim industrial. Markle pretendon se reçeli që shitet për 6.50 paund kavanoz, bazohej në një recetë që ajo e krijoi në shtëpi.
Ama, sipas raportimeve të fundit, reçeli nuk është i saji, por është prodhuar në një fabrikë në Illinois, më shumë se 2,000 milje larg nga Montecito, Kaliforni.
Edhe pse një video e përzierjes së frutave që zien në kuzhinën e Dukeshës u nda në Instagram, reçeli është bërë nga një kompani amerikane që prodhon edhe çajrat bimorë që shiten nën markën e Meghan.
E njëjta fabrikë është gjithashtu përgjegjëse për mjaltin tjetër të luleve të portokallit të Markle, të cilin ajo e shet për 21 paund kavanozi. Deri më tani, as Meghan Markle dhe as Princi Harry nuk kanë dalë publikisht për të folur për këtë temë.