Meghan Markle kujton ngjarjen raciste në moshën 11-vjeçare: Kujtime që s’mund të harrohen - Gazeta Express
string(87) "meghan-markle-kujton-ngjarjen-raciste-ne-moshen-11-vjecare-kujtime-qe-smund-te-harrohen"

Meghan Markle kujton ngjarjen raciste në moshën 11-vjeçare: Kujtime që s’mund të harrohen

Gazeta Express

05/06/2020 18:55

Të mërkurën në mbrëmje, Meghan Markle mbajti një fjalim virtual në mbështetje të lëvizjes “Black Lives Matter” duke kujtuar shkollën e mesme të saj, në Los Angeles. Duke inkurajuar mbështetjen në këtë kohë kur e gjithë Amerika zien pas vdekjes së George Floyd, Meghan ndau me të gjithë kujtimin kur edhe ajo ishte viktimë e racizmit.

Në një video ekskluzive për revistën “Essence”, dukesha tha: “Ajo që po ndodh në shtetin tonë, vendin tonë dhe në LA ka qenë absolutisht shkatërruese. Nuk isha e sigurt nëse duhet t’jua thosha këtë. Doja të thosha gjënë e duhur dhe isha nervoze që nuk do të mundja… ose do të dorëzohesha”,- pranon Meghan.

Lexo Edhe:

“Kam kuptuar se e vetmja gjë e gabuar tani është “të mos thuash asgjë”, sepse jeta e George Floyd ishte e rëndësishme, edhe jeta e Breonna Taylor, edhe jeta e Philando Castile, edhe jeta e Tamir Rice gjithashtu. Kështu ka ndodhur me shumë njerëz të tjerë, emrat e të cilëve i dimë, por edhe e njerëzve emrat e të cilëve nuk i dimë”.

Meghan ndau gjithashtu eksperiencën e saj, kur jetonte në Los Angeles, gjatë lëvizjeve “LA Riots”: “Isha 11 ose 12 vjeç, kur ishte “LA Riots”, e cila u përfshi gjithashtu nga një veprim i pakuptimtë racizmi… kujtime që nuk mund t’i harrosh.”

“Më vjen shumë keq që duhet të rriteni në një botë ku racizmi është ende i pranishëm… Por po shohim që njerëzit po solidarizohen, komunitetet po bashkohen dhe po fuqizohen. Ju duhet të jeni pjesë e kësaj lëvizjeje”,- tha ajo, duke inkurajuar solidaritet.

“Me këtë diversitet, me mendje të hapur, duke e përdorur zërin tuaj më fort se deri tani, duke qenë empatikë për ata që nuk e shohin botën përmes të njëjtave lente si ju, qëndroni gati. Kemi nevojë që ju jeni të përgatitur”,- tha Meghan.