Megaoperacioni “Syri” nxorri zbuluar 1 ton drogë në mes të detit, trafikantët lidhje me grupe kriminale në Fier dhe Vlorë - Gazeta Express
string(118) "megaoperacioni-syri-nxorri-zbuluar-1-ton-droge-ne-mes-te-detit-trafikantet-lidhje-me-grupe-kriminale-ne-fier-dhe-vlore"

Megaoperacioni “Syri” nxorri zbuluar 1 ton drogë në mes të detit, trafikantët lidhje me grupe kriminale në Fier dhe Vlorë

Shqiperi

Gazeta Express

09/08/2022 19:45

Detaje të reja janë zbuluar nga “mega” operacioni “Syri” ku Guardia Di Finanzia italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare sekuestruan 1 ton drogë të llojit kanabis në gjirin e Arushës.

Ndërsa u vunë në pranga trafikantët që po bënin shkëbimin e drogës 3 shqiptarët Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj, Qemal Pekmezi dhe dy ukrainas ndërsa është shpallur në kërkim Gregor Likaj nga Vlora.

Lexo Edhe:

Mësohet se grupi i goditur nga policia ditën e djeshme, ishte nën hetim prej një viti.

Sipas burimeve, bëhet me dije se hetimet kanë çuar në një tjetër pistë ku është zbuluar një tjetër grup kriminal që vepron në Vlorë dhe në Fier duke u koordinuar me personat e arrestuar në operacionin “Syri”.

Ndërkohë pas veprimeve të policisë, pritet që së shpejti të ketë arrestime të tjera.

Për operacionin u angazhuan rreth 250 forca policie, duke u vënë në ndjekje të trafikantëve si nga ajri ashtu edhe nga deti dhe toka. Hetimet zbuluan se droga ishte ngarkuar në grykëderdhjen e Vjosës e ndarë në tre skafe, GPS e të cilëve u fikën për të mos u gjurmuar.