Mediumi i njohur pyet nëse Kosova do të kualifikohet në Evropian, shumica votojnë me “PO”


Gazeta Express
13 Qershor 2019 12:30

Magazina e njohur zvicerane “Blick” e ka shtruar një pyetje për ndjekësit e saj në Facebook nëse Kosova do të kualifikohet në Kampionat Evropian. Dhe, në bazë të votave, shumica e tifozëve mendojnë se “Dardanët” do të jenë në Euro 2020

Përfaqësuesja e Kosovës po vazhdon të impresionojë edhe në kualifikimet e Kampionatit Evropian, njëjtë siç bëri edhe në Ligën e Kombeve, ku e fitoi grupin e saj në Ligën D, shkruan Gazeta Express.

“Dardanët” në tri ndeshjet e para i grumbulluan 5 pikë në Grupin A duke përfunduar në pozitën e tretë, me një pikë më pak se liderët, Anglia dhe Republika Çeke.

Kosova barazoi me Bullgarinë dhe Malin e Zi, ndërsa së fundmi e mposhti Bullgarinë në udhëtim.

Dhe, këto rezultate bëjnë që për ekipin Verdhekaltër të flitet gjithandej.

Andaj, magazina zvicerane “Blick” e ka shtruar një pyetje në grupin e saj në Facebook nëse Kosova do të kualifikohet në Kampionat Evropian!

“Kosova feston me trajnerin Challandes pas fitores në ndeshjen kualifikuese të Evropianit. A besoni se Kosova do të kualifikohet në Euro 2020?”, ka pyetur njëri prej mediumeve më të fuqishëm zviceranë.

Dhe, pjesa dërrmuese e tifozëve mendojnë se “Dardanët” do t’i shohim në Euro 2020 vitin e ardhshëm.

Edhe ju, lexues të nderuar, mund të votoni në grupin zyrtar të “Blick” në Facebook nëse mendoni se Kosova do të kualifikohet në Euro 2020. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart