Mediu rrëfen negociatat me Bashën: Na takojnë 2 kandidatë në Tiranë - Gazeta Express
string(66) "mediu-rrefen-negociatat-me-bashen-na-takojne-2-kandidate-ne-tirane"

Mediu rrëfen negociatat me Bashën: Na takojnë 2 kandidatë në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2021 22:15

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka rrëfyer në ABC NEWS se disa ditë më parë është takuar me kreydemokratin Lulzim Basha, me të cilin kanë biseduar për mënyrën se si do të dalë opozita në zgjedhjet e 25 prillit.

Ne kemi negociuar, kemi lëshuar dy palët, pretendonim më shumë nëse do të ishin sistemet klasike, aleanca të përbëra, dhe do të dilnim me siglat tona. Kemi një mandat të sigurt, pasi lista të tilla janë në Durrës dhe përfaqësim në të gjithë Shqipërinë.

Lexo Edhe:

Në Durrës do të jem brenda treshes së parë. PAA ka vota në disa qarqe, jo aq sa të mjaftueshme sa për të nxjerrë deputetë vetëm, me sistemin e vjetër po, por të riun, jo rrezikonim për vete, por edhe për opozitën, që mund të shkonin në favor të shumicës. Këtë menduam dhe pranuam.

U detyruam dhe pranuam këtë negociate, por nuk morëm gjë, besoj se edhe ne do i japim. Nëse ne nuk jemi në gjendje të japim në të gjithë Shqipërinë, jo sa një mandat deputeti, por dy apo trefish. Unë kam filluar fushatën. Nuk e kam për natyrë të bëj po sikur asnjëherë. E mbaj fjalën me partnerin, aleatin, ortakun” tha ai.

Por Fatmir Mediu ende nuk ka arritur marrëveshjen me liderin e PD-së dhe negociatat vijojnë. Por cfarë kërkon kreu i PR-së? “PR ka pretenduar që opozita të fitojë. E para dua të shohim historikun elektoral.

Në 2017 u përpoqëm që të ndërtonim një koalicion që nuk funksionoi dhe 70-80 mijë vota nuk erdhën në eficenë të PD-së. Detyra e parë e opozitës është të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, në cdo qendër ka nevojë për të gjitha subjektet.

Zoti Duka bie një deputet në Durrës për opozitën. PR mund të jetë mbështetëse në Durrës. PD për 40 vota nuk mori mandat në Shkodër. Këto vota unë mendoj se janë të vlefshme. Kemi kërkuar që të konkurrojmë në Tiranë.

Nëse kemi një mandat në Tiranë duhet të jemi në atë zonë që përcaktohet mandati, por edhe të biem atë vlerë të votave në Tiranë. Nuk i kam kërkuar asgjë PD-së përvec partneritetit në cdo qendër votimi për të fituar zgjedhjet” tha Mediu.

Por me cilët po negocion Mediu?Me zotin Basha dhe të gjithë negociatorët. Para 2-3 ditëve kam qenë me zotin Basha. 90% të kohës e kemi konsumuar për mënyrën si duhet të dalë, organizohet opozita”.

Por konkretisht, çfarë kërkon Fatmir Mediu?Fatmir Mediu psh do të kandidojë në Tiranë. Sipas votave i takojnë 2 kandidime në Tiranë. Sepse ne kemi nxjerrë 36 kandidatë, po shkojmë te 2, të tjerët do të jenë mbështetës të kandidatëve të listës”.

Nga këta 2 sa do të jenë të sigurt?Atë që e ka PR. Sikur e ka Agroni (Duka) në Durrës” dhe tjetri të jetë në garë “po, padyshim”.

Në Shkodër ne kemi vendin ku na takon, duhet bërë përllogaritja i 6-shti apo 7-ti, etj, në Fier 6-ti apo 7-ti, në Korçë 8-ti apo 9-ti, në Elbasan i 6-ti, 5-ti apo 7-ti, të gjitha sipas përllogaritje. Nuk po i kërkojmë PD-së vend të sigurt, por futja në garë” tha ai.