Mediat serbe e lidhin djegien e katedrales në Paris me Kosovën: Zoti i ndëshkoi


Gazeta Express
15 Prill 2019 21:57

Mediat serbe edhe tragjedinë e zjarrit të Katedralës Notre Dame në Paris e kanë lidhur me Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Në disa artikuj të mediave serbe, ku është raportuar për zjarrin e madh që e ka kapluar katedralen Notre Dame, thuhet se “Zoti e ka ndëshkuar për vendosjen e flamurit të Kosovës brenda saj”.

“Dënimi i merituar nga Zoti erdhi për pasqyrimin e flamurit të Kosovës në Kategrale” shkruan Informer.

Flamuri i Kosovë ka qëndruar në Notre Dame krahas flamujve të shteteve të tjera, ndërsa për këto shkrime ka reaguar ish-ministri kosovar, Petrit Selimi,

Ai ka shkruar se mediat serbe po e shfrytëzojnë një tragjedi për të shprehur racizëm.

“Kampanja më e shpifur e racizmit në mes të tragjedisë së Notre Damit. Disa media serbe – të gjitha të kontrolluara nga presidenti Vuciq – po publikojnë lajme me konkluzion të njëjtë ‘Zoti e dënoi Notre Damin dhe Francën për lejimin e flamurit kosovar brenda Notre Damit. Prandaj u dogj’”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Ndryshe, në orët e mbrëmjet katedralen historike të Parisit e kanë kapluar flakët.

Për shkak të zjarrit të madh, asaj i ka rënë çatia dhe spiralja qëndrore. Figurat më të rëndësishme botërore kanë shprehur keqardhjen për fatkeqësinë në Francë. /Express/

Te fundit


Kthehu lart