Lajmi që një trajner kosovar ka përdorur dhunë ndaj vajzës së tij,sportiste e taekwondo-së, ka marrë dhenë në mediat ndërkombëtare.
Ditë më parë doli në publik një video ku shihet se si trajneri kosovar i taekwondo-së, Valmir Fetiu, godet sportisten që sapo kishte humbur një betejë ndaj një rivaleje serbe. Fetiu u suspendua për gjashtë muaj.
“Pas humbjes së garueses së tij në finale, ai godet në fytyrë vajzën tetë vjeçare. Për t’i bërë gjërat edhe më të këqija, ai edhe ka tentuar të arsyetojë veprimin e tij brutal”, shkruan RTL.