Mediat katalonase: Lojtarët e Barçës s’e duan Griezmannin


Gazeta Express
19 Maj 2019 9:51

Lojtarët e Barcelonës nuk e dëshirojnë Antoine Griezmannin në klub, sipas gazetës së përditshmes katalonase “Sport”.

Duket se kalimi i sulmuesit francez Griezmann në Barçë nuk do të ndodhë aq lehtë sa që pritej, edhe pse ditë më parë ai njoftoi zyrtarisht largimin nga Atletico Madridi, transmeton Gazeta Express.

Sipas Sport, shumë futbollistë të Barçës nuk janë të kënaqur me atë që ndodhi vitin e kaluar, kur francezi publikisht e refuzoi gjigantin katalonas për të vazhduar me Atleticon.  

Përveç ndjesisë së “tradhtisë”, thuhet se Lionel Messi asnjëherë nuk ka kërkuar që Griezmann t’i bashkohet klubit dhe se shumë prej lojtarëve nuk besojnë se ai është lojtari i duhur për t’i ndihmuar Barçës në ardhmen.

Për më tepër, ata besojnë se blerja e një lojtari që ka luajtur me Barçën si “macja me miu” do të ishte mesazh i keq për lojtarët e rinj. /Gazeta Express/   

Te fundit


Kthehu lart