Mediat greke shkruajnë për arrestimin e Janevës


Gazeta Express
22 Gusht 2019 10:42

“Shkup: Arrestohet prokurorja speciale publike për luftë kundër krimit të organizuar”, “Skandal në Maqedoninë e Veriut: Arrestohet prokurorja speciale publike për zhvatje”, “Shkup: Arrestohet për zhvatje prokurorja për luftë kundër krimit të organizuar”, janë një pjesë e titujve në mediumet greke për paraburgimin e caktuar 30 ditor për prokuroren speciale publike Katica Janeva.

Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, onlajn edicioni i mediumeve në Greqi, si dhe portalet informative greke e transmetojnë tekstin me titull “Maqedonia e Veriut: Arrestohet për zhvatje prokurorja speciale për luftë kundër krimit të organizuar”, të publikuar mbrëmë nga agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

“Katica Janeva dha dorëheqje muajin e kaluar, kur mediumet lokale zbuluan gjoja përzierjen e saj në zhvatjen e biznesmenit Orce Kamçev. Ajo mohon çfarëdo përzierje të saj. Për rastin e njëjtë, janë arrestuar dy të dyshuar të tjerë se gjoja kanë marrë gjithsej 1,5 milionë euro nga Kamçev”, shkruan ANA-MPA.
Agjencia greke e lajmeve sqaron se Prokuroria Speciale Publike për luftë kundër krimit të organizuar është formuar “në bazë të marrëveshjes së Maqedonisë së Veriut me BE-në në vitin 2015, me të cilën u ndërpre kriza e atëhershme politike në vend”.

Në një tekst të ANA-MPA, i marrë nga një pjesë e mediumeve greke, është transmetuar edhe deklarata e prokurorit publik Lubomir Joveski nga konferenca e djeshme për shtyp.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart