Mediat e Vuçiqit e nxorën mbrëmë lajmin për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK’së – sot atje heshtin të gjithë - Gazeta Express
string(105) "mediat-e-vuciqit-e-nxoren-mbreme-lajmin-per-arrestimin-e-ish-ushtarit-te-uckse-sot-atje-heshtin-te-gjithe"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 14:40

Mediat e Vuçiqit e nxorën mbrëmë lajmin për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK’së – sot atje heshtin të gjithë

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 14:40

Ish-ushtari i UÇK-së, Lulzim Halili, është arrestuar të martën në Serbi. Në mediat serbe të afërta me regjimin e Vuçiqit janë publikuar edhe disa pamje të arrestimit.

Ndonëse kanë kaluar disa orë nga publikimi i pamjeve, ende s’ka ndonjë deklarim apo konfirmim zyrtar nga Serbia për arrestimin e tij.

“Danas” shkruan sot se institucionet që dyshohet që e kanë arrestuar, e ku e përfshirë është edhe BIA, ende s’kanë bërë ndonjë deklaratë publike për arrestimin.

Siç ka raportuar mediumi “Novosti” i njohur për afërsinë me pushtetin në Serbi, ish-ushtari i UÇK-së Lulzim Halili, është arrestuar në një operacion të përbashkët nga BIA, Shërbimi i Hetimit të Krimeve të Luftës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit për Krime të Luftës.

Bazuar në informacionet jozyrtare që qarkullojnë në media, thuhet se është urdhëruar ndalim 48 orë i Lulzim Halilit dhe se i njëjti do të dalë para prokurorisë kompetente me një kallëzim penal.