Mediat e rajonit për dramën e re televizive të Vuçiqit për Kosovën: Presidenti misterioz serb - Gazeta Express
string(92) "mediat-e-rajonit-per-dramen-e-re-televizive-te-vuciqit-per-kosoven-presidenti-misterioz-serb"

Lajme

Gazeta Express

24/01/2023 12:38

Mediat e rajonit për dramën e re televizive të Vuçiqit për Kosovën: Presidenti misterioz serb

Lajme

Gazeta Express

24/01/2023 12:38

Fjalimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq lidhur me planin evropian për Kosovën drejtuar publikut serb është ndjekur edhe nga mediat rajonale.

Të gjithë i raportuan deklaratat e tij për situatën e “vështirë” në Kosovë, si dhe informacione për depozitat e arit në Serbi, ndonëse ai nuk ka dashur të flasë për vendndodhjen e saktë.

Lexo Edhe:

“Oslobodjenje” ka shkruar se “Perëndimi i bëri presion Presidentit të Serbisë”, duke cituar deklaratën e Vuçiqit se “nëse nuk e pranojmë planin e tyre, do të përballemi me pasojat”.

Kjo media e Sarajevës raporton deklaratën e Vuçiqit se “Pesëshja perëndimore” i kishte thënë se duhej të pranonte planin franko-gjerman për situatën me Kosovën.

“Do të përballeni, nën një, ndërprerjen e procesit të integrimit evropian, nën dy, do të përballeni me ndalimin dhe tërheqjen e investimeve, nën tre – masat gjithëpërfshirëse në kuptimin politik dhe ekonomik që do ta dëmtojnë Serbinë.

Kjo më është përsëritur edhe tri herë gjatë bisedës dhe çdo herë kam reaguar ashpër ndaj kësaj”, raporton gazeta boshnjake.

“Fjalimi dramatik i Aleksandar Vuçiqit” është pjesë e titullit të “Slobodna Bosna” për fjalimin e Vuçiqit për publikun. “Më kanë vënë planin për Kosovën në tryezë, Serbisë i kërcënohet me pasoja të rënda nëse nuk e pranojmë!”, thuhet në vazhdim të titullit, ndërsa në tekst ndër të tjera përmendet edhe deklarata e Vuçiqit.

“E tha qartë atë që është e papranueshme për Serbinë”, pasi “Kurti po përpiqet ta fusë Serbinë në konflikt”.

“Presidenti misterioz” është titulli i portalit të Sarajevës Klix.ba, i cili ka shkruar për deklaratën e Vuçiqit se në Serbi është gjetur një depozitë floriri, por që nuk ka treguar se ku.

“Kemi gjetur një nga depozitat më të mëdha të arit në botë, ne të dy e dimë se ku është ai vend”, ka nxjerrë Klix.ba titullin nga deklarata e Vuçiqit.

“Mos u mundoni të zbuloni derisa të vijmë të bëjmë punën tonë, sepse kur të mësohet, çmimet do të rriten 10 deri në 50 herë”, ka thënë Vuçiq, ndër të tjera, shkruan Klix.ba.

Për depozitën e arit kanë shkruar edhe mediat kroate, sikurse edhe për “dorëzimin” e Vuçiqit karshi presionit ndërkombëtar për Kosovën.

Në tekstin me titull “Vuçiq: Gjetëm një vendburim të ri ari, është në 100 më të mëdhenjtë në botë”, përcjell Index.hr deklaratat e tij lidhur me situatën në Kosovë.

Jutarnji list transmeton tekstin e RTS-së, por me një titull: “Vuçiq: Më kanë vënë planin për Kosovën në tryezë, Serbia kërcënohet me pasoja të rënda nëse nuk e pranojmë”.