Mediat e Koresë së Jugut: Çmimi Pak Kyongni i Kadaresë, si ‘autori më i madh i kësaj epoke’


Gazeta Express
19 Shtator 2019 10:21

Komisioni i Gjykimit për vlerësimin e letërsisë me çmimin “Park Kyung” e ka përzgjedhur shkrimtarin shqiptar mes 45 kandidatëve, duke zhvilluar tri faza vlerësimi të 350 romancierëve nga e gjithë bota, punë që nisi që nga qershori i vitit të kaluar, dhe më pas u përfundua me pesë kandidatë që u skualifikuan për tetë muaj. Ndërkohë, për të shpaluar fituesin e këtij çmimi, komisionit iu deshën dy muaj. “Kadare ka lindur në Shqipëri dhe ka punuar si romancier, poet dhe dramaturg.

Në vitin 1963, ai fitoi famën mbarëbotërore me romanin e tij të parë, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, shkruajnë mediat koreane duke kujtuar ikjen e tij në Francë në vitin 1992 dhe qëndrimin e tij në Paris. Veprat e Kadaresë janë përkthyer dhe botuar në 45 gjuhë të botës, dhe ai quhet një “ambasador i letërsisë në botë” që rizgjon ekzistencën e Shqipërisë si një komb i fshirë nga historia përmes kalimit të sprovave me pushtuesit e huaj dhe të diktaturës komuniste.  “Kadare është fituesi i parë i Çmimit Ndërkombëtar të Man Booker dhe është vlerësuar me një nga medaljet më të larta në Francë, Legjioni i nderit”, shkruajnë mediat Koreane. 

Faqe web e Koresë së Jugut për Ismail Kadaren

Kryetari i jurisë Kim Woo-Chang tha:

“Është apo nuk është kjo e vërteta e hidhur e jetës? Veprat e Kadaresë na lejojnë të vrasim mendjen, kur kemi të bëjmë me ngjarje specifike historike.”

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në Qendrën e Kulturës Botërore në muajin e ardhshëm, që është edhe muaji i letërsisë Wonju Park Kyung Li Li.

“Ky çmim vlerësohet me 100 milion Won (76 000 euro). Ndërkohë para se Kadare të shkojë për ta marrë këtë çmim, në një ceremoni që do të mbahet në muajin e ardhshëm, eventi do të shoqërohet me konferenca për median dhe ligjërata. 

Ky çmim letrar, i titulluar Park Kyung, u krijua në vitin 2011 për nder të të ndjerës Park Kyung (1926-2008), një nga romancieret më shquara të Koresë së Jugut. Park Kyung është e njohur në botë për romanin e tij me 16 vëllime Toji (Toka), një sagë epike e vendosur mbi historinë e trazuar të Koresë gjatë shekullit XIX dhe XX. Më vonë ky roman u përshtat në një film, pastaj në një seri televizive dhe në një opera.

Pak Kyugn vdiq nga kanceri në mushkëri në moshën 81 vjeçare, në 5 maj 2008 dhe shumë autorë të letërsisë e nderuan atë si një frymëzuese për veprat e tyre letrare dhe me jetën e saj si shkrimtare. Ka marrë medaljen më të lartë të vendit nga Ministria e Koresë së Jugut për promovimin e arteve. 

Sipas mediave koreane Çmimi Park Kyung që mori shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, vlerëson ata që ruajnë vlerat origjinale të letërsisë dhe ky çmim i jepet “autorit më të madh të kësaj epoke”, i cili ka një ndikim të madh në historinë e letërsisë botërore. Ky çmim u është dhënë autorëve të mëdhenj botëror, duke filluar me Choi In-Hoon, Ludmila Ullitskaya (Rusi), Marilyn Robinson (SHBA), Bernhard Schullink (Gjermani), Amos Oz (Izrael), Ngugi dhe Siono (Kenia), Antonia Susan Vier (UK) Richard Ford e kështu me radhë.

Nga: Dhurata Hamzai

Te fundit


Kthehu lart