Mediat daneze: “Turp Danimarkë”


Gazeta Express
21 Mars 2019 23:42

“Ekstrabladet” ka thumbuar Përfaqësuesen e Danimarkës pas barazimit 2-2 me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” ishin duke fituar 2-1 deri në minutën e fundit, para se Pierre-Emile Hoejbjerg të shënojë për 2-2 në minutën e 91’, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes, raporton Gazeta Express.

Duke parë mënyrën se si shkoi ndeshja dhe që në fund mysafirët barazuan, lojtarët dhe trajneri i Danimarkës janë ndarë të lumtur, por jo edhe mediat, që kanë kritikuar paraqitjen e të tijve.

Është mediumi “Ekstrabladet” që ka vendosur titullin “Turp Danimarkë”, ndërsa “BT” ka shkruar se Danimarka pati paraqitje të dobët e se u shpëtua nga Hojbjerg,

“Ishte pikërisht Hojbjerg që realizoi golin e barazimit për Danimarkën në minutën e parë të lojës shtesë, për të shpëtuar kombëtaren e dhjetë në botë kundër një ekipi “të vogël”, sipas “BT-së”.

Për Kosovën sot shënuan Amir Rrahmani dhe Bersant Celina, teksa për danezët pos Hojbjergut shënoi edhe Christian Eriksen.

Pas kësaj ndeshje, Kosova tani do të fokusohet te përballja me Bullgarinë, që do të zhvillohet gjithashtu në stadiumin “Fadil Vokrri”, me 25 mars. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart