Media zvicerane habit me shkrimin e saj për reperen: Loredana është një fantazmë..


Gazeta Express
15 Maj 2019 13:39

Lajmi i akuzave të ngritura nga çifti zviceran për zhvatje dhe mashtrime nga reperja Loredana, tashmë prej ditësh po bën xhiron e rrjetit me detaje të reja të cilat duket se shtojnë gjithmonë e më shumë dyshimet ndaj reperes.

Fillimisht ishte mikesha e ngushtë e reperes e cila deklaroi se Loredana e kishte zhvatur atë duke blerë me kartën e saj bankare. Më pas akuzat u shtuan dhe ndaj vëllezërve të Loredanës dhe së fundmi akuza të reja janë ngritur dhe ndaj nënës së reperes.

Por tashmë për Loredanën flitet edhe në Zvicër, jo vetëm në vendin tonë. Një media zvicerane ka realizuar “VoxPop”me qytetarët në Emmenbrücke, të cilët i pyeti se a e njohin Loredanën. Skandali i mashtrimit i reperes Loredana, jo vetëm që e bëri emrin e saj të njohur, por edhe Emmenbrücke LU e bëri me famë botërore, shkruan Nau.ch.

“Reperja Loredana është një fantazmë në Emmenbrücke”, titullohet artikulli i radhës që kjo media ia kushtoi reperes shqiptare. Sipas “Nau.ch”, mbi një milion ndjekës në Instagram, 45 milionë shikime për videon muzikore në YouTube, reperja Loredana Zefi është yll në internet, por me sa duket vetëm aty.

Edhe pse Loredana u rrit këtu dhe shkoi në shkollë në Emmenbrucke, shumë persona aty nuk e njohin. Adoleshenti Nino (16 vjeç), i cili jeton në të njëjtin distrikt thotë “Unë e njoh atë vetëm nga këngët. Për ndryshe kurrë nuk kam dëgjuar për të, ajo nuk është yll”.

Lucas (28 vjeç) thotë se nuk do ta bojkotonte muzikën e saj, të paktën jo për shkak të akuzave për mashtrim.

“Nëse gjen këngë të mirë, pse të mos vazhdoni ta dëgjoni”, tha ai.

“Nau.ch” vazhdon artikullin duke theksuar se Loredana nuk është më problem për Emmenbrücke.

Te fundit


Kthehu lart