Medel: Vidal dëshiron të luajë për Boca Juniors - Gazeta Express
string(46) "medel-vidal-deshiron-te-luaje-per-boca-juniors"

Gazeta Express

30/05/2020 17:53

Medel: Vidal dëshiron të luajë për Boca Juniors

Gazeta Express

30/05/2020 17:53

Bashkëlojtari i Arturo Vidalit në ekipin kombëtar të Kilit, Gary Medel, ka bërë të ditur se mesfushorit të Barcelonës do t’i pëlqente shumë të luante për Boca Juniors, pasi që e do shumë gjigantin argjentinas.

Arturo Vidal vazhdon të jetë i përfolur për një largim nga Barcelona këtë verë, pasi që është raportuar edhe për një transferim potencial në Inter, që do të bënte që ai të kthehet në Serie A, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

33-vjeçari ka insistuar se është i lumtur në Camp Nou, ku u transferua nga Bayern Munichu në verën e vitit 2018.

Megjithatë, mes spekulimeve të vazhdueshme, ish-mesfushori i Boca Juniors, Medel, pretendon se Vidal dëshiron të luajë edhe për Boca Juniors para se t’i japë fund karrierës së tij si futbollist.

“Arturos do t’i pëlqente të luante në Boca, qoftë me mua e qoftë pa mua”, tha Medel, i cili kishte luajtur për Bocan mes viteve 2009 dhe 2011.

“Ai e do shumë Bocan dhe i ndjek ata në rrjete sociale. Ai është i vetmi që e ndjek futbollin argjentinas dhe po vdes që të shkojë atje. Boca e ka një magnitudë që s’mund ta kuptosh në Evropë”.

Komentet e Medel vijnë pasi drejtori sportiv i Interit, Peter Ausilio, e distancoi klubin e tij nga gara për Vidalin, i cili kishte punuar me trajnerin e zikaltërve, Antonio Conte, gjatë kohës sa të dy kishin qenë në Juventus. /Gazeta Express/