“Më vunë pistoletën në kokë”, zbardhet dëshmia e 23-vjeçarit që u mor peng, ja çfarë i kërkonin 3 burra - Gazeta Express
string(99) "me-vune-pistoleten-ne-koke-zbardhet-deshmia-e-23-vjecarit-qe-u-mor-peng-ja-cfare-i-kerkonin-3-burra"

“Më vunë pistoletën në kokë”, zbardhet dëshmia e 23-vjeçarit që u mor peng, ja çfarë i kërkonin 3 burra

Gazeta Express

07/12/2019 10:44

Detaje të reja dalin në dritë nga pengmarrja e 23-vjeçarit maqedonas Davor Velefski, ngjarje për të cilën pas hekurave shkuan dy persona. ‘BalkanWeb’ raporton se 23-vjeçari ka qenë pranë gjykatës kur forcërisht është futur në makine nga Albert Xhoka dhe Sokol Masha. 

Ai ka thënë para uniformave blu se i kanë vënë pistoletën në kokë dhe i kanë kërkuar 250 mijë euro.

Lexo Edhe:

Gjatë kohës që mjeti ka qenë duke u ecur drejt liqenit të Farkës një Patrulle e Shqiponjave ka marrë sinjalizim se në mjet qarkullonin persona të armatosur dhe i kanë bërë shenjë mjetit të ndalonte, por autorët nuk janë bindur.

Policia është vënë në ndjekje të mjetit, duke i arrestuar disa km më tej. Një prej autoreve u arrestua në mjet, ndërsa tjetri u arratis në këmbë, por u kap pas disa minutash. Në mjet u gjet edhe 23 vjeçari, i cili i tregoi policisë ngjarjen.

Ndërsa të arrestuarit hodhën poshtë akuzat pasi pretendonin se nuk ishte pengmarrje, por se 23-vjeçarit i kishin bërë presion për kthimin e një borxhi. Gjithë skema e pengmarrjes u zbulua nga policia kur 23-vjeçari përmendi bashkëkombësin e tij Subi Ethemi, i cili kishte rolin e ndërmjetësuesit mes 2 autorëve dhe familjarëve të 23-vjeçarit për dorëzimin e parave. Ky i fundit u procedua për moskallëzim krimi./BW