Me vështirësi, por Man City rrëmben pikët e plota - Gazeta Express
string(48) "me-veshtiresi-por-man-city-rremben-piket-e-plota"

Me vështirësi, por Man City rrëmben pikët e plota

Gazeta Express

31/10/2020 15:25

Një gol, tri pikë – City kryen misionin në “Bramall Lane”.

Pas barazimit me West Ham United, Manchester City nuk ka lejuar një tjetër befasi.

Lexo Edhe:

Të besuarit e Pep Guardiolës kanë triumfuar në udhëtim te Sheffield Utd, edhe pse me shumë vështirësi – sfidë që përfundoi 0-1.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e realizoi mbrojtësi i djathtë, Kyle Walker.

Ai e shndërroi në gol një asist të Kevin de Bruyne.

Kjo fitore do të kthejë moralin e lojtarëve të Man City, që nuk e kanë nisur mirë sezonin në Premierligë pasi morën vetëm fitoren e tretë në gjashtë ndeshje – kanë dy barazime dhe një humbje. /Gazeta Express/